Trump e shkarkon Sekretarin Tillerson, në krye të Departamentit të Shtetit vjen shefi i CIA‘s

14:20 / E martë, 13 Mars 2018

Presidenti i ShBA’ve Donald Trump e ka shkarkuar nga posti i Sekretarit të Shtetit Rex Tillersonin duke bërë me dije se në vend të tij e ka emëruar drejtorin e CIA’s mike Pompeo.

Për këtë shkarkim, Trump ka njoftuar nëpërmjet Twitter ku e ka falënderuar sekretarin Tillerson për shërbimin e tij.

Ndërkohë që presidenti amerikan ka thënë se sekretari i ri Mike Pompeo do të bëjë punë të shkëlqyer.

Detyrën e Pompeos në krye të CIA-s, do ta marrë Gina Hapsel, aktualisht zëvendësdrejtore e kësaj agjencie. Ajo do të bëhet gruaja e parë që drejton agjencinë e zbulimit ndërkombëtar.

Siç shkruajnë mediat amerikane, Presidenti i kishte kërkuar shefit të diplomacisë Tillerson të jepte dorëheqjen dhe sekretari i shtetit kishte mbyllur para kohe një udhëtim në Afrikë për t’u kthyer dje në Uashington.

Veprimi i Trump vlerësohet lëvizje madhore në ekipin e sigurisë kombëtare ndërkohë që po zhvillohen negociata të rëndësishme me Korenë e Veriut.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400