Trump ia ka treguar Merkelit dhomën e gjumit, tregohen arsyet

12:14 / E martë, 15 Maj 2018

Presidenti amerikan Donald Trump ia ka treguar dhomën e tij të gjumit, kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të fundit në Washington.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, në një përpjekje “të çuditshme” për ta mbrojtur marrëdhënien e Trumpit me kancelaren gjermane.

Ai ka thënë se presidenti i ka dhuruar Merkelit një vizitë “shumë personale” në këndet e shtëpisë ku ai jeton, raporton telegrafi britanik.

“Angela Merkel ka parë edhe dhomën e ndjenjës dhe atë të gjumit të presidentit. Kjo ishte tejet personale. Asnjë president i mëhershëm nuk ja ka treguar asaj këtë pjesë”, ka thënë ambasadori amerikan.

SHBA ka bërë gjithçka që të mohojë zërat se Trump dhe Merkel kanë një marrëdhënie të tensionuar.
Përderisa presidenti ka mirëpritur liderët e tjerë evropian në Shtëpinë e Bardhë, duke mbajtur duart me Theresa May dhe duke i larguar zbokthin nga shpatullat Emmanuel Macron, ai u shfaq më i ftohtë me kancelaren gjermane, Merkel.
Në vizitën e saj të parë, Trump as nuk u përgjigj ndaj kërkesës së Merkel për shtrëngim duarsh

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400