Trump, Junckerit: Je vrasës brutal

21:10 / E enjte, 14 Qershor 2018

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, mund të jetë cilësuar në disa mënyra gjatë detyrës së tij në Komisionin Evropian, mirëpo ndoshta asnjëherë “vrasës brutal”, siç ka thënë ai të jetë quajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Reuters.

Juncker, i cili ka qenë pjesë e takimit të shtatë vendeve më të industrializuara në Kanada javën e kaluar, ka folur të enjten për takimin e tij me Trumpin në një fjalim në Mynih.

Trump më ka thënë javën e kaluar: “Jean-Claude, ju jeni vrasës brutal”, është shprehur Juncker.

“Kjo është hera e parë që Luksemburgu është kthyer në rrezik kaq të madh për Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ai ka synuar shprehjen e ndonjë komplimenti, mirëpo nuk jam i sigurt”.

Samiti i G7-ës ka dështuar të qetësojë tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera, të cilat Trump i akuzon për politika tregtare të padrejta kundrejt SHBA-së, përcjell REL.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar të enjten vendosjen e kundërmasave në vlerë të 2.8 miliardë eurove në produktet amerikane, në përgjigje të tarifave amerikane në çelik dhe alumin”, kanë njoftuar burime nga BE-ja.

“Nuk mund të mospërgjigjemi ndaj tarifave. Nuk kam aspak disponim për luftë, mirëpo nuk pranojë që të diktohemi nga larg se çfarë të bëjmë në Evropë”, ka thënë Juncker.

“Ky është kontinent i pavarur. Shumë persona kanë luftuar për këtë gjë”, është shprehur ndër të tjera ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400