Trump kërcënon Venezuelën

11:58 / E shtunë, 12 Gusht 2017

 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk hedh poshtë mundësinë e opsionit ushtarak për Venezuelën, si përgjigje ndaj eskalimit të situatës politike në këtë vend.

“Kemi shumë opsione për Venezuelën, përfshirë edhe opsionin potencial ushtarak nëse do të ishte e nevojshme. Kemi trupa në gjithë botën dhe në vendet, të cilat janë në largësi. Venezuela nuk është aq larg dhe njerëzit atje po vuajnë dhe po vdesin”, u ka thënë Trump mediave në Nju Xhersi.

Ai po ashtu ka folur edhe situatës në Korenë Veriore, duke thënë se do të bisedojë me homologun e tij kinez Xi Jungping.

“Shpresoj se do të zgjidhim të gjitha”, tha Trump në kampin e tij të golfit në Nju Xhersi.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Venezuelës paralajmërimet e Trump për aksion ushtarak kundër këtij vendi i kanë quajtur “akt të çmendurisë dhe ekstremizmi

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400