Trump shpjegon pse shkarkoi Tillersonin

15:41 / E martë, 13 Mars 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë arsyet se pse e ka shkarkuar sot Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Duke folur për reporterët e mbledhur jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha që dallimet e tij me Tillersonin kishin ardhur deri te “kimia” personale.

“Në të vërtetë, kalonim mjaft mirë, por kishim mospajtime”, tha Trump.

“Kur e shikoni Marrëveshjen e Iranit, mendoj që është e tmerrshme. Më duket se ai mendonte që ishte në rregull”.

“Doja që ose ta prishja [marrëveshjen], ose të bëja diçka, dhe ai mendonte paksa ndryshe, andaj ne nuk po mendonim vërtetë njësoj”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400