Trump thotë se ka bërë “punë fantastike” në Azi

22:11 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka bërë “një punë vërtet fantastike” gjatë turneut 12-ditësh në Azi.

“Kanë qenë vërtet 12 ditë të mira dhe kam bërë shumë miq të mirë”, u tha Trump gazetarëve në aeroplanin presidencial, derisa kthehej nga Manila e Filipineve për në Uashington.

“Mendoj se kemi bërë punë vërtet fantastike”, tha Trump.

“Mendoj se frutet e punës sonë do të jenë të pabesueshme”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshjet e bëra të tregtisë, në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, “do të katërfishohen shumë shpejt, në mbi 1 trilion dollarë”.

Trump nuk ofroi ndonjë dëshmi për këtë vlerësim.

Gjatë turneut në Azi, përveç Fillipineve, Trump ka vizituar edhe Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut dhe Vietnamin, përcjell REL.

Përveç tregtisë, udhëtimin e tij e ka dominuar edhe kriza bërthamore në Korenë e Veriut, për të cilën Trump vazhdimisht ka fajësuar regjimin e Kim Jong Unit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400