Trump thotë se marrëdhëniet e tij me Merkelin janë shumë të mira

18:55 / E mërkure, 11 Korrik 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump ka një marrëdhënie “shumë, shumë të mirë” me kancelaren gjermane, Angela Merkel, sipas deklaratave të kreut të Shtëpisë së Bardhë gjatë një takimi kokë më kokë në kuadër të samitit të NATO-s, pas kritikave verbale në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes dhe marrëveshjes së gazit Gjermani-Rusi.

“Ne zhvilluam një takim fantastik”, tha Trump, duke theksuar se biseduan për shpenzimet ushtarake dhe çështjet e tregtisë.

“SHBA-ja ka një marrëdhënie të tmerrshme me Gjermaninë”, shtoi ai.

Merkel tha se ata diskutuan gjithashtu për çështjet e migracionit, duke shtuar se Gjermania dhe SHBA-ja janë partnerë shumë të mirë, përcjell Atsh.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400