Trump u kundërpërgjigjet agjencive të inteligjencës: A po jetojmë në Gjermaninë naziste?

15:33 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Disa orë para konferencës së tij të parë për media si presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar agjencitë amerikane të inteligjencës të cilat i ka fajësuar për publikimin e raporteve të pavërtetuara për marrëdhëniet e tij me Rusinë, duke pyetur “A po jetojmë në Gjermaninë naziste?”

Një zyrtar amerikan tha dje për Associated Press se zyrtarët e inteligjencës e kanë informuar Trumpin rreth raportit të pavërtetuara se Rusia posedon informata të fshehta personale dhe financiare për të.

Ky zyrtar ka folur në kushte anonimiteti, për shkak se nuk e ka pasur të lejuar të diskutojë publikisht këtë çështje.

Trumpi dhe presidenti Obama janë njoftuar rreth të dhënave të komunitetit të inteligjencës javën e kaluar, sipas këtij zyrtari.

Dosido, Trump e ka quajtur të rrejshëm raportin dhe ka thënë se agjencitë e inteligjencës kurrë nuk duhet të lejojnë që lajme të rreme të publikohen.

“Unë i fitoj zgjedhjet me lehtësi, një ‘lëvizje’ madhështore vërtetohet, dhe kundërshtarët e shtrembër tentojnë ta nënvlerësojnë fitoren tonë me LAJME TË RREME. Gjendje e dhimbshme! Agjencitë e inteligjencës kurrë nuk duhet të lejojnë që lajmet e rreme të dalin në publik. Edhe një goditje e fundit ndaj meje. A po jetojmë në Gjermaninë naziste?” shkroi Trump në rrjetin social “Twitter”.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400