Trupat siriane fitojnë kontrollin e zonës ku filloi konflikti në Siri

21:44 / E enjte, 12 Korrik 2018

Forcat e Qeverisë Siriane janë duke rimarrë kontrollin e një pjese të Deras, zonë e kontrolluar nga rebelët, njëherësh vendi ku ka nisur pakënaqësia kundër presidentit të këtij shteti, Bashar al-Assad.

Trupat e shoqëruar nga policia ushtarake ruse, kanë zyrë në këtë zonë dhe kanë ngritur flamurin, ka raportuar media shtetërore.

Rebelët është raportuar të kenë pranuar dorëzimin, në këmbim të amnistisë apo rrugës së lirë drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë.

Ushtria ka fituar kontrollin e një pjesë të madhe të provincës Dera, si pasojë e nisjes së një ofensive të madhe më 19 qershor.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se nga 234,000 personat, të cilët vazhdojnë të jenë të zhvendosur si pasojë e luftimeve, 70 për qind e tyre kanë kërkuar strehim në provincën Quneitra, afër Lartësive Golan, qe janë okupuar nga Izraeli.

Dhjetëra mijëra persona që kanë kërkuar strehim afër kufirit me Jordaninë, janë kthyer në shtëpitë e tyre, prej kur luftëtarët në Dera janë pajtur për të ulur armët dhe të pranojnë paktin me autoritetet shtetërore të premten e kaluar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400