Turqia arreston disa militantë të Shtetit Islamik

19:09 / E premte, 12 Janar 2018

 

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi tha se autoritetet atje kanë arrestuar dhjetë militantë të dyshuar të Shtetit Islamik, përfshirë një lider të dyshuar.
Anadolu tha të premten se të dyshuarit janë kapur në operacione në qytetin Kajseri, në pjesën qendrore, dhe në Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë.

Guvernaori i Kajserit, Sulejman Kamci, tha se militanti i dyshuar i Shtetit Islamik, i njohur si “ministër i bujqësisë i grupit”, është kapur në këtë qyetet.

Anadolu e ka identifikuar atë si Tarik A., por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Turqia ka pësuar disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik.
Në natën e Vitit të Ri, vitin e kaluar, në një sulm të Shtetit Islamik në një klub nate në Stamboll janë vrarë 39 veta

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400