Turqia: I vramë, kapëm e dorëzuam mbi 1, 400 militantë kurd

13:05 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Në total prej 1, 439 militantëve të Njësisë Mbrojtëse të Popullit (YPG) janë “neutralizuar” që prej fillimit të operacionit ushtarak i koduar si “Dega e Ullirit” në veriperëndim të Sirisë të distriktit të Afrinit, tha ushtria më 13 shkurt.
Autoritetet turke e përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkutpuar se militantët në fjalë janë kapur, vrarë ose dorëzuar.

Në deklaratën e shtabit të përgjithshëm të forcave ushtarake turke thuhet se sulmet ajrore kanë “neutralizuar” 70 militantë më 12 shkurt, raporton “Hurriyet”.

Më 20 janar, Turqia ka nisur operaconin ushtarak të njohur si “Dega e Ullirit” për të spastruar militantët e YPG-së nga Afrini në veriperëndim të Sirisë.
Ankaraja i konsideron si një grup terrorist (YPG) për lidhjet e saj me të jashtëligjshmit e Partisë Kurdistane të Punës (PKK).

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400