“Ujqërit e natës” të Putinit, turne në Serbi dhe Bosnje

09:47 / E mërkure, 14 Mars 2018

Klubi i motoristëve rusë “Ujqërit e natës”, i njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit Vladimir Putin, ka njoftuar se do të bëjë një turne në Bosnje dhe Serbi në mes të marsit.

Dhjetëra anëtarë të grupit, i cili është nën sanksione të SHBA-së për shkak të rolit të tij në luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, do të bëjë turne në vendet ballkanike “për të hulumtuar ndikimin kulturor të Perandorisë Ruse në Ballkan”, tha grupi në ueb-faqen e tij.

Ministri për Siguri Kombëtare i Bosnjës, Dragan Mektiq, i ka kritikuar më herët “Ujqërit e natës”, duke thënë se ata synojnë të frikësojnë serbët e moderuar të Bosnjës dhe joserbët, përpara zgjedhjeve në tetor.

“Ujqërit e natës” nuk janë “klub i motoristëve tipikë, ata bartin mesazhe të fuqishme politike”, ka thënë Mektiq, duke cituar raportet e mëhershme se grupi planifikon të hapë një zyrë në Banja Llukë për të monitoruar zgjedhjet.

“Ujqërit e natës” thanë se anëtarët e tyre do të vizitojnë Bosnjën dhe Serbinë për rreth nëntë ditë, nisur nga 19 marsi, në Beograd.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400