Ushtria izraelite bastis shtëpinë e palestinezëve pas vrasjes së dy ushtarëve

00:55 / E shtunë, 17 Mars 2018

 

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bastisur shtëpinë e palestinezëve që dyshohet se kanë vrarë dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor.

Ala Rateb Abd al-Latif Kabha, 27 vjeç, po voziste në rrugën mes vendbanimeve të Mevo Dotan dhe Hermeshit në Bregun Perëndimor, kur ai e përplai makinën drejt një grupi të ushtarëve, transmeton portali arbresh.info

Sipas mediave izraelite dy ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë incidentit.

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë rritur dukshëm pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Presidentit amerikan Donald Trump.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400