Vajza e bosit mafioz sicilian: Një trëndafil i zi në nder të babait të vdekur në burg

18:40 / E premte, 17 Nëntor 2017

 

Maria Concetta Riina është vajza e bosit Toto Riina, i cili ndërroi jetë në spitalin e të dënuarve në Parma. Ajo me anë të dy fotografive në “Facebook” ka shprehur dhimbjen e saj për vdekjen e bosit mafioz sicilian.

Njëra foto tregon një trëndafil të zi, e ndërsa tjetra fytyrën e një gruaje me gishtin në buzë ku shkruhet “Shhhhh”. Në të dyja fotot e publikuara ajo ka marrë më qindra mesazhe ngushëllimi.

Riina kishte katër fëmijë, më e vogla nga vajzat jeton në Corleone, ndërsa e madhja Maria Concetta, është transferuar prej vitesh dhe jeton në Puglia.

Riina, 87-vjeç, bosi famëkeq i organizatës mafioze Cosa Nostra, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Riina ndodhej prej disa ditësh në koma dhe familjes së tij i ishte dhënë leja për ta vizituar në spitalin e burgut në Parma ku vdiq ditën e djeshme.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400