Vazhdojnë përpjekjet për shpëtim pas shembjes së urës në Itali

09:33 / E mërkure, 15 Gusht 2018

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar në qytetin veriperëndimor italian, Gjenova, pas shembjes së një ure në autostradë.

Policia ka thënë se të paktën 26 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur rëndë, teksa dhjetëra makina kanë rënë nga 45 metra lartësi.

Sipas raportimeve, në rrënoja janë dëgjuar zëra të njerëzve duke bërtitur, ndërsa 12 persona janë ende të zhdukur.

Rreth 300 zjarrfikës nga e gjithë Italia kanë përdorur nuhatjen e qenit dhe ngjitjen, si mënyra për gjetje të sa më shumë njerëzve.

“Nuk jemi duke hequr dorë nga shpresat”, ka thënë zyrtari për Zjarre, Emanuele Giffi, për agjencinë e lajmeve AFP, duke premtuar se ekipet do të punojnë vazhdimisht derisa të sigurohet viktima e fundit.

Qindra persona, po ashtu, janë evakuuar pas shqetësimeve se pjesë tjera të urës mund të shemben.

Shkaku i fatkeqësisë ende nuk dihet, mirëpo ky rast ka nxitur debate për siguri dhe strukturë të këtyre objekteve.

Në kohën kur është shembur ura, në qytet ishte duke rënë një shi i rrëmbyeshëm.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400