Vazhdojnë përpjekjet Turqi-Iran-Rusi për Sirinë

21:01 / E martë, 17 Prill 2018

 

 

Turqia konfirmoi sot se do të vazhdonte të punonte me Iranin dhe Rusinë në kuadër të zgjidhjes së krizës në Siri, pavarësisht mosmarrëveshjeve përsa i përket sulmeve perëndimore të ndërmarra pas një sulmi kimik të dyshuar, kryer nga regjimi.

“Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai iranian, Hassan Rohani nënvizuan, gjatë një bisede telefonike, rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta mes Turqisë, Iranit dhe Rusisë, në kuadër të procesit të Astanas, për të mbrojtur integritetin territorial të Sirisë dhe për të gjetur një zgjidhje politike afatgjatë për krizën”, theksuan burime të presidencës turke.

Moska dhe Teherani, që mbështesin Damaskun dhe Ankaraja, që mbështet rebelët sirianë janë nismëtarët e procesit të Astanas që mundësoi krijimin e katër zonave të armëpushimit në kuadër të reduktimit të përplasjeve në Siri, përcjell Atsh.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400