Vetëvritet senatori amerikan i akuzuar se abuzoi seksualisht me një adoleshente

08:30 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Një senator republikan nga Kentaki, Den Johnson, i akuzuar për ngacmimin seksual të një adoleshentje, u gjet i vdekur pranë makinës së tij dhe besohet të ketë kryer vetëvrasje.

Johnson (57) u gjet me një plagë plumbi. Sipas zyrtarëve, trupi i tij u gjet para një makine e parkuar në fund të një ure, transmeton InfoPress.

Patologu Dave Bilings tha se autopsia ende nuk është kryer, por ka të ngjarë të jetë vetëvrasje.

Johnson iu drejtua publikut të martën, duke mohuar akuzat se ai abuzoi seksualisht me adoleshenten në bodrumin e shtëpisë së tij në vitin 2013. Ai tha se këto akuza ishin pjesë e një strategjie për të mposhtur republikanët konservatorë.

AP pretendon se Johnson, dje, pas orës 17:00, publikoi në Facebook një mesazh ku i ftoi njerëzit të kujdeseshin për gruan e tij, se “nuk mund të përballojë më këtë” dhe se “qiejt tani janë shtëpia e tij”.

Ky publikim, megjithatë, u hoq më vonë.

Ky republikan u zgjodh senator në vitin 2016 në një garë të ngushtë, pasi fushata u karakterizua nga deklarata e tij ku ai e krahasoi ish-presidentin amerikan Barak Obama dhe gruan e tij Michelle me majmunët.

Ai ishte gjithashtu një pastor në kishën lokale./InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400