Vota për ‘Brexit’, disfatë për kryeministren May në Parlament

00:41 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

 

 

Qeveria britanike u mposht ngushtë në Parlament, në një votim kyç për ligjin e “Brexit”, pas rebelimit të deputetëve konservatorë.

Në një goditje të fortë për kryeministren Theresa May, deputetët votuan për t’i dhënë Parlamentit të drejtën që të miratojë ose jo marrëveshjen përfundimtare për “Brexit”, që do të arrihet me Brukselin.

Qeveria britanike pretendonte se, kjo do të rrezikonte mundësitë për t’u larguar nga BE-ja pa probleme. Pavarësisht koncesioneve të minutave të fundit, për të qetësuar rebelët brenda partisë së kryeministres, amendimi i ligjit, pra e drejta e votës së Parlamentit u miratua me 309 vota, kundrejt 305, një diferencë prej vetëm 4 votash.

Disfata e parë e qeverisë për “Brexit”-in në Dhomën e Ulët të Parlamentit erdhi pasi partitë opozitare bashkuan forcat me rebelët mes konservatorëve.

Pati akuza se ata që mbështetën amendamentin duan të nxjerrin pengesa për “Brexit” dhe po përpiqen t’i lidhin duart qeverisë. Por, amendamenti u mbështet dhe kjo do të thotë se Parlamenti duhet të miratojë paktin përfundimtar me BE-në përpara se ministrat të nisin implementimin e tij, përcjell TCH.

Pas votës, mbështetësit e amendamentit, që i jep të drejtën Parlamentit të votojë për paktin me BE-në, mbështetësit e tij thanë se Parlamenti mori kontrollin e procesit të largimit nga unioni.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400