Vriten 31 persona nga dy sulme vetëvrasëse në Nigeri

22:32 / E diell, 17 Qershor 2018

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa me dhjetëra të tjerë janë plagosur pas dy sulmeve vetëvrasëse në qytetin Damboa në verilindje të Nigerisë, transmeton Gazeta InfoPress.

Ngjarjet e tmerrshme ndodhën vetëm pak orë pas kreu i ushtrisë u kërkoi banorëve të riktheheshin në banesat e tyre, pasi tashmë konsideroheshin si të sigurta.

Dyshohet se autorët e këtyre sulmeve janë anëtarë të grupit terrorist të Boko Haram.

Një operacion i gjerë ushtarak nisi më 1 maj për të dëbuar terroristët e Boko Haram nga ky qytet, i cili tashmë u konsiderua si i sigurt nga kreu i ushtrisë, por në fakt nuk rezultoi kështu.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400