Zarf me pluhur të bardhë në adresë të Obamas

22:53 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Policia në Uashington po heton një substancë pluhuri të bardhë që është dërguar në një zarf në adresën e zyrës së ish-presidentit, Barack Obama.

 

Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate, me orën lokale, në rrugën 24, në veri-perëndim të Uashingtonit.

Obama ka marrë me qira një hapësirë në ndërtesën, që është në pronë të organizatës jofitimprurëse, World Wildlife Fund, që ka dhe zyrat e veta atje.

Trafiku i dendur vonoi mbërritjen e skuadrave të emergjencës, që morën nën kontroll substancën e dyshimtë.

Ngjarja vjen një ditë pasi bashkëshortja e djalit të presidentit Trump u dërgua në spital pasi preku një letër me pluhur të bardhë, që i ishte dërguar në shtëpi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400