Zgjedhjet në Turqi, përfundon procesi i votimit

18:06 / E diell, 24 Qershor 2018

Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi.

Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), votimi nisi në orën 8:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.

Në ndërkohë, edhe përkundër përfundimit të procesit, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.

Procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore për qytetarët jashtë vendit, i cili filloi më 7 qershor.

Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete./AA/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400