Zyrtarët amerikanë analizojnë manovrat me Korenë e Jugut

23:19 / E shtunë, 23 Qershor 2018

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë pezullimin e manovrave të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, një praktikë e ndjekur prej dekadash por që u ndërpre pas takimit në Singapor të Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un.

Një deklaratë e Pentagonit thekson se Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Shtatmadhorisë Joe Dunford dhe këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton diskutuan “përpjekjet për të vënë në zbatim rezultatet” e takimit mes dy udhëheqësve.

Deklarata e zëdhënëses së Pentagonit Dana White thekson se pezullimi i manovrave përfshin pezullimin e programit të përbashkët mes marinsave amerikanë dhe koreano-jugorë që zhvillohet në gusht.

Në takimin me Kim Jong Un, presidenti Trump tha se do t’i anulonte manovrat të cilat i cilësoi si tepër të kushtueshme, si dhe “provokuese”. Ai e cilësoi pezullimin si një akt të vullnetit të mirë në përgjigje të zotimeve të Phenianit për ç’nuklearizim.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400