Ahmeti për të dorëhequrit në VV: Po ikin një nga një, por do të shkojnë të gjithë

14:21 / E premte, 05 Janar 2018

 

Aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, ka kritikuar anëtarët e partisë të cilët së fundi kanë dhënë dorëheqje, pasi përçarjet e brendshme kishin dalë në publik, përcjellë Gazeta Metro.

Visar Ymeri, Dardan Sejdiu e Aida Dërguti kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre brenda partisë.

Përmes Facebookut, Ahmeti, që përkrah Albin Kurtin, ka thënë që të larguarit nga VV kanë qëndruar në parti vetëm për shkak të pozitave. Sipas tij, ata që po largohen nuk kanë ide e as projekte politike, sepse siç thotë ai, “Po te kishin projekt te vetin do te dilnin si grup dhe do te krijonin partine e tyre e do te thonin kemi keto pika programore dhe kemi kete fryme organizative”.

Më poshtë shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook.

Keta s’kane projekt, keta kane veq deshire. Projekti eshte i tjeterkujt, deshira per pushtet alla PLDK eshte e tyre.

Po te kishin projekt te vetin do te dilnin si grup dhe do te krijonin partine e tyre e do te thonin kemi keto pika programore dhe kemi kete fryme organizative.

Projekti eshte te demtohet Levizja, tash kur rruga e Levizjes drejt pushtetit po duket e pandalshme. E pikerisht per kete arsye largimet jane graduale qe te duket se jane shume dhe te duket se ngadale po ikin te gjithe. Sigurisht qe secili qe largohet, nuk e ben kete per t’i ndihmuar Levizjes, perkundrazi per ta demtuar Levizjen.

Por kur po ndodhe kjo?

Kur keta po mbesin pa pushtet ne e mbi Levizjen. Pra keta qenkan veq aty ku keta jane ne pushtet e pozita. Pa pozita nuk rrijne! E sigurisht qe te tille nuk i duhen as Levizjes e as popullit.

Bile po shihet qe populli i urren te ‘perhershmit’ e te ‘pazevendesueshmit’.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400