Ahmeti tregon premtimet për Hajvalinë

11:39 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Ndonëse kanë mbetur pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në komunat në balotazh, kandidatët për kryetarë po vazhdojnë takimet me qytetarë, shkruan “Infopress”.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar 7 zotimet e tij për Hajvalinë, nëse ai merr prapë postin e kryetarit.
Shihni postimin e plotë të tij.

Zotimet tona për Hajvalinë
Hajvalia do të vazhdojë të jetë në fokusin tonë edhe përgjatë mandatit e dytë. Nga takimet tona të vazhdueshme me banorët e kësaj lagjeje, kemi nxjerrë edhe zotimet për mandatin e radhës, që janë:
– Përfundimi i stadiumi të Hajvalisë
– Renovimi i Qendrës së Kulturës
– Përfundimi i punimeve infrastrukturore në të gjitha rrugicat
– Zgjerimi i ndriçimit publik
– Rindërtimi i rrugës “Richard Holbrooke”
– Zgjerimi i Rrugës së Gjilanit
– Zgjerimi i rrugës “Holger Petersen”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400