Akuza për tradhëti ndaj Frashër Krasniqit, reagojnë familja dhe Molliqaj

11:13 / E premte, 12 Janar 2018

 

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi i cili aktualisht ndodhet në burg për shkak se u shpall fajtor për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, dje ka dhënë dorëheqje nga pozitat brenda Vetëvendosjes.

Pas dorëheqjes filluan linçimet ndaj tij. Kështu po pohon motra e tij, Arbëri Krasniqi, si dhe aktivisti i dorëhequr Vlorian Molliqaj, vëllai i ish-sekretarit organizativ, Dardan Molliqaj, shkruan Gazeta Metro.

Molliqaj ka publikuar një fotografi të montuar të Frashër Krasniqit prapa grilave ku dikush i uron atij që t’i kalojë edhe 20 vite aty duke e quajtur tradhtar.

Vlorian Molliqaj nuk ka publikuar identitetin e atij që ka bërë këtë publikim, mirëpo gishtin ka drejtuar nga grupi kundërshtues i tyre- përkrahësit e kandidatit të vetëm për kryetar të partisë, deputetit Albin Kurti.

“Kjo është e tmerrshme! Tepër e rëndë, dëshpëruese dhe jashtë çdo norme. Deri këtu ka ardhur puna, ku aktivistë që deri dje e kundërshtonin procesin gjyqësor kundër Frashërit, sot po kërkojnë dënim të përjetshëm për të”, ka shkruar Molliqaj.

Reagime për këtë pati edhe motra e Krasniqit, Arbëri Krasniqi, e cila ka thënë që familja e tyre është mjaft e shqetësuar me ‘burgosjen e padrejtë të Frashërit’, andaj edhe këto linçime aty po ua shtojnë dhimbjen, shkruan Gazeta Metro.

“Familja ime edhe ashtu eshte e shqetesuar dhe tronditur per burgosjen e padrejte te Frasherit. Pse po na e shtoni dhimbjen dhe tronditjen me keto fyerje nga me te uletat ne rrjete sociale ku madje edhe i deshironi burgim te perjetshem? Frasheri u rrit ne Levizje dhe vetem pse guxoi ta thote te verteten per ate qe po i ndodh Levizjes, nuk e ka merituar kete linçim. Boll e ka padrejtesine qe po ia ben shteti kriminal.Turp”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Frashër Krasniqi gjatë ditës së djeshme nga burgu ofroi dorëheqjen nga strukturat e Vetëvendosjes, duke shprehur haptazi kundërshti me Albin Kurtin që në këtë letër ai e quajti si ‘babën’ e Vetëvendosjes.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400