Ashtu siç paralajmëroi Zv/kryeministri Limaj, Qeveria pezulloi privatizimin e tokave bujqësore  

15:08 / E premte, 10 Nëntor 2017

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën, vendimin e Qeverisë për pezullimin e privatizimit të tokave bujqësore.

Limaj ka thënë se me këtë vendin, krijohen kushtet e nevojshme për investitorët e huaj e vendorë ashtu siç është paraparë edhe në Ligjin për Investime Strategjike për të investuar në Kosovë.

“Pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore ka qenë kërkesë e kahershme e shumë komunave të Kosovës, të cilat kanë vështirësi për të thithur investime në mungesë të hapësirave apo tokave publike. Në shumë raste kemi humbur investitorë, pasi s’kemi pasur ç’t’u ofrojmë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Tutje, Limaj ka shkruar se vendimi i sotëm është në përputhje me vizionin e Qeverisë dhe në vazhdën e vendimeve të kësaj qeverie, për fuqizimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Postimi i plotë i Limajt:

Ditë më parë në një vizitë tek Oda Ekonomike e Kosovës, kam deklaruar se pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore është hap i domosdoshëm, pasi vetëm në këtë formë, ne do të kemi mundësi t’i ftojmë investitorët e huaj dhe vendorë për të investuar në Kosovë.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, për pezullimin e privatizimit të tokave bujqësore, krijohen kushtet e nevojshme për investitorët e huaj e vendorë ashtu siç është paraparë edhe në Ligjin për Investime Strategjike për të investuar në Kosovë, investime këto të cilat hapin vende të reja pune dhe rrisin buxhetin e vendit.

Pezullimi i privatizimit të tokave bujqësore ka qenë kërkesë e kahershme e shumë komunave të Kosovës, të cilat kanë vështirësi për të thithur investime në mungesë të hapësirave apo tokave publike. Në shumë raste kemi humbur investitorë, pasi s’kemi pasur ç’t’u ofrojmë.

Vendimi i sotëm është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për të investuar në Kosovë.

Me këtë vendim janë krijuar kushtet që organet kompetente të identifikojnë zonat ku investitorët do të mund të investonin.

Vendimi i sotëm është në përputhje me vizionin e Qeverisë dhe në vazhdën e vendimeve të kësaj qeverie për fuqizimin e ekonomisë, thithjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e buxhetit të vendit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400