Berisha: Thaçi – dushmani që i ka bë krejt dallaveret me Serbinë dhe tash lyp luftë

15:15 / E hëne, 09 Prill 2018


Publicistja Kimete Berisha ka shkruar lidhur me deklaratën e presidentit Hashim Thaçi i cili tha se ‘Kosova mund t’i përgjigjet me pushkë Serbisë, ashtu si në të kaluarën’.

Ajo shkruan se Thaçi ‘i ka bë krejt dallaveret me Serbinë, e tash lyp luftë’.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Dushmani po lyp luftë.

Krejt dallaveret me Serbinë i ka bë vet;
Gjithë ai muhabet, gjithë atë raki që e ka pi me ta;
gjithë ato takime, gjithë ajo e marrne m’gryk e marrëveshje me ta;

e tash lyp luftë.

e ka nda Kosovën;
e ka nda Mitrovicën;
s’ka lënë gjë pa shkatërru e pa kthy përmbys.
E tash po lyp luftë me ta.

S’ka pas këllqe me padit Serbinë për gjenocid;
Për vrasjen e fëmijëve;
Me padit për përdhunim;
Për djegien e shkollave e të xhamive, për shfarosje e sakatim.

Për pjatën me gjak viktimash që ua qitën qenve ta pinë;
Për gratë që u vetëmbytën në bunar për t’i shpëtuar përdhunimit;
Për fëmijët e palindur, të prerë me thika në barkun e nanës;

S’ka pas këllqe ta padis, siç ka premtuar, Dick Martyn për shpifje;
As veten s’ka pas guxim me mbrojt nga akuza më monstruoze që ekziston mbi këtë tokë, për tregti me organe njerëzore;

E tash, kur i është ngushtuar rrethi,
Kur nuk ia çel kush telefonin
Kur është prishur edhe me partinë e tij
Kur i janë harxhuar të gjitha fjalët,
I kthehet luftës.

Ende pa u gjykuar vrasësit serbë të luftës së fundit;
ky (në emrin e shtetit të Kosovës) lyp një luftë të re me do vrasës tjerë të Serbisë,
Që ky si atëherë me shoktë e tij, të rrijë nëpër hotele të Tiranës,
e ‘budallenjtë’, naivët e të sinqertit të luftojnë e të vriten për të!

Lyp luftë me Serbinë nga kufiri shqiptaro-shqiptar.

Me pushkët e kujt don me luftu?
Ku e ke ushtrinë?
Po llogarit në Erdoganin?
Në NATO?
Ne Boondseel, apo në pushkët e ministrave të Ramushit që bëjnë qejf me to!

(kaq të pafat jemi ne, sa kemi përfunduar në duar të atyre shqiptarëve të egër që i shfrytëzojnë pushkët për me bë qejf me to, për argëtim e për kënaqësi shpirtërore, për gëzim, nirvanë e katarsis, dhe plus thonë që e kemi traditë me shpreh gëzimin (kur t’na martohen djemtë, apo kur t’na lindin djemtë), jo me poezi e me këngë (si njerëzit e civilizuar), por me dhunë e me allti.

N’kë po llogarit Hashim Thaçi që shkon pas tij!

Po as gishtin e vogël s’e çon më kush për të. Më përpara njerëzit e mbysin veten sesa që e pranojnë për komandant një njeri që qe njëzet vjet kurrë nuk e ka thënë asnjë të vërtetë.

Ka kalu koha kur ky sa herë don ia qet flakën, e sa herë don e shkymë.

P.S. Pse kaq shumë është i interesuar për një problem të ri, një hata të madhe, një luftë, një tragjedi të re!
Një vurmak t’madh e ka.
Dhe sigurisht ka pritur që nga arrestimi i Gjuriqit dikush s’do të del ‘i gjallë’, si më parë….Por, serbët ia nisin luftën kur duan ata, jo kur do ky.

Kam harruar kush ka thënë se nuk është mirë të luftosh vazhdimisht me të njejtin armik, se dikur ti mëson krejt variantet e ‘shtosat’ e luftës që di.
Por, s’kam harruar kush ka thënë se ‘në paqe, djemtë i varrosin baballarët e tyre, kurse në luftë, baballarët i varrosin djemtë e tyre.

Skuqu pak, sa për fotografi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400