
Brahimaj në 19 vjetorin e rënies së Shkëlzen Hardinajt: Ideali i dëshmorëve, obligim për ne!
10:13 / E hëne, 16 Prill 2018
Me rastin e 19 vjetorit të rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj dhe tre eprorëve të lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut, ish-deputeti nga radhët e AAK-së Lahi Brahimaj ka përkujtuar sakrificën dhe heroizmin e tyre. Përmes një statusi postuar në llogarinë e tij Facebook, Brahimaj ndër të tjera ka thënë se nderimi më i mirë dhe më kuptimploti për dëshmorët e kombit është duke i’u përmbajtur idealit të tyre. Ky është postimi i plotë i ish-deputetit: “Sot e përmot, të gjithë ne, duhet të përkujtojmë sakrificën e madhe të të gjithë brezave dhe të vazhdojmë në hapat e tyre për jetësimin e amanetit të dëshmorëve, për shtet të lirë e të fortë. Ideali i tyre, është obligim për ne! Nderimi më i mirë dhe më kuptimploti për dëshmorët e kombit është duke i’u përmbajtur idealit të tyre. Lavdi e përjetshme, Gjeneralit, Shkëlzen Haradinaj, e bashkëluftetarëve të tij, dëshmorëve, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, të cilët bashkë tok u bënë shtylla çeliku mbi të cilat u ndërtua shteti i pavarur i Kosovës. Në ketë datë nuk mund të mos kujtohet edhe fatkeqësia që gjithmonë mbeti padrejtësi, 13 vite pa Enverin, i cili ishte shembelltyrë e luftetarit për liri. Shkelzeni, Enveri dhe të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar, që ranë në altarin e pavdeksisë janë shembulli se si duhet të mbrohet atdheu! Lavdi!” Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Doktoresha e Gjinekologjisë së QKUK’së tregon momentin e mrekullueshm të lindjes së një foshnjeje
-
Haradinaj: Me komunitetin turk do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë
-
“Institucionet të përkrahin më shumë librin, botuesin dhe lexuesin”
-
11 këshillat e Ismailit për Ditën e Tokës
-
Kurti thotë se pa Vetëvendosjen në pushtet s’rregullohen problemet e mjedisit
-
Maloku i reagon Gjuriqit për asociacionin
-
Kryetari Ahmeti flet për aktgjykimin që iu bë Inspektorëve, nuk e komenton lartësinë dënimeve
-
Lekaj: Drenicën po e lidhim me koridore të rëndësishme infrastrukturore
-
Hoxhaj pret delegacionin nga Britania, rikonfirmojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve
-
“Termocentrali ‘Kosova e Re’ do ta përmirësojë cilësinë në arsim” – margaritari i ministrit kosovar
-
Raporti i BE-së në duart e Thaçit
-
Fshehja e të vërtetës për krimet serbe në depot e MPJ të Kosovës
-
Veseli: BE vlerësoi të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave
-
Babai i Aulon Zekës publikon foton e vrasësit të djalit, kritikon gjyqësinë për dënimin që ia dha
-
“Miratimi i Pakos së Gjyqësorit reflekton përpjekje të përbashkët për të fuqizuar sundimin e ligjit”
-
“Sasia e të dhënave që Facebook ka lejuar të rrjedhin është e tmerrshme”
-
Kelmendi godet: Haliti i mori fiks 8.8 milionë marka – tha se i duheshin për “sekrete ushtarake”
-
Veseli nderon martirët e vrarë në Poklek e Çikatovë
-
Vrasja e Ivanoviqit, O’Connell: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë
-
“Po të ishte Auloni djali i dikujt prej ‘të mëdhenjëve’, sa do të ishte dënuar vrasësi i tij”