“Çka po kërkon policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në Makoc të Prishtinës”

15:00 / E hëne, 09 Prill 2018

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi, thotë se sot, në fshatin Makoc të Prishtinës, ka parë flamurin e shtetit serb duke valuar dhe policë të serb me uniforma dhe me pushkë automatike në duar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Isufi ka treguar se pak metra larg policëve serbë ishte edhe policia e Kosovës, transmeton Gazeta Infopress.

Ju sjellim të plotë postimin e tij:

Të nderuar miq

Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftës së vitit 1999 që unë nuk munda ti jep përgjigje. Tepër shqetësuese.

F.I.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400