‘Çmendet’ Kimete Berisha, ia përmend zogun Ramush Haradinajt

20:34 / E martë, 10 Tetor 2017

 

Publicistja e njohur Kimete Berisha, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka bërë një postim për Kryeminsitërin e ri Ramush Haradinajn, duke duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe moslargimin e ministrit serb Rikallo nga Qeveria e tij.

Çfarë qeverie!
A e keni parë atë horrorin, ku regjisori i bashkon në film të gjithë vampirët dhe lugetërit që i ka njohur deri sot kinematografia botërore, prej Drakulës, Michael Myers, Hanibal Lecter, Jasoni i Friday 13th, American Psycho, Chucky, Samara e deri te djalli më i vogël, Omeni.
Aq shumë ka vampira në atë film, sa në vend se të frikësohesh, ty të qeshet, sepse frika e mund frikën. Dhe sepse, ku ka shumë frikë, frika bëhet qesharake.
E tillë, si ky horror, është qeveria e Kosovës, që s’ka harruar asnjë njeri negativ e asnjë “fantazmë” të njohur e të panjohur për publikun, pa e bërë pjesë të saj.
(Përfshirë atë ministren me frizurë dykatëshe, e cila ka fituar “Bingo”, gati 20-të vite pasi e ka udhëhequr emisionin “Telebingo”).
Më së pari, Ramush Haradinaj, as deri te “zogu” i këmbës (tani për tani) nuk i afrohet Isa Mustafës.
Ish Kryeministri s’ka pasur asnjë kompleks ndaj serbëve dhe me elegancën më të madhe, në mënyrën më natyrore të mundshme e ka larguar Aleksandër Jabllanovicin nga qeveria, pse ky i ka ofenduar nënat shqiptare.
Ndërsa, Ramush Haradinaj nuk pret hiç nga ministri i tij serb, t’i ofendojë shqiptarët, Kryeministri i ofendon vet, nuk i dridhet buza, as s’i vjen keq, e bën avokatin e ministrit të tij, me arrogancën më të vrazhdtë i ofendon shqiptarët, pa fakte, spekulon dhe ia lejon vetes të thotë se “ata shqiptarë që janë kundër Nenad Rikalos, janë uzurpatorët e banesës së tij”.
“Habitati” dhe organizata të tjera ndërkombëtare nuk kanë lejuar t’u uzurpohen banesat serbëve.
Përkundrazi, shumë serbë, një banesë ua kanë shitur 100 shqiptarëve (e shqiptarët bë kërrsh mes vete), dhe plus krejt veriu i Mitrovicës është i uzurpuar, po nejse.
Pra, ti edhe me dasht se nuk ke pasur shans t’ia uzurposh (apo t’ia mbash të uzurpuar) banesën Nenad Rikalos.
Alesandër Lumezit prej se i ka humbur telefoni, e ka humbur vullnetin, as nuk inicion hetim për vërtetësinë e akuzave të Kryeministrit, as asgjë. Ku me ditë çfarë mesazhesh ia kanë lexuar në telefon, që nuk ka hesap ta kryej punën e tij, qysh di ai.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400