Çun Lajçi i lutet Kurtit: Albin mos humb kohë e mos u korit, bashkohu me LDK-në kundër koalicionit të krimit!

09:34 / E enjte, 18 Maj 2017

 

Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar sërish për koalicionet e formuara së fundmi në vend. Pas komentimit të koalicionit AAK-NISMA-PDK, ai sot i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bashkohet koalicionit LDK-AKR-Alterantiva.

Në postimin e tij në Facebook, aktori Lajçi i është drejtuar Albin Kurtit, për të cilin ka theksuar se ka respekt, duke I thënë që të bëhet sa më parë bashkë kundër koalicionit të krimit.

Reagimi i Lajçit:

O miq të Vetëvendosjes, o Albin Kurti!

Kam pasë e kam shumë respekt për trurin tand!

Por,

Pse të lëkundeni aq shumë, me marrë vendime, për me i dal përballë Koalicionit të Krimit! Ramushi u mashtrue.

Po Ju pse duhet t’i frigoheni të vërtetës!

Mos bre burr !

Bashkojuni LDK dhe AKR së Bacit Behgjet dhe mundeni pa nis gara koalicionin e dhunës dhe krimit ( përjashtue Ramushin tim)

S’kemi kohë me hup, s’kemi kohë me u korit!

Nesër asht vonë.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400