Deputeti i AKR’së kundër Haradinajt për demarkacionin, flet edhe për Specialen

10:45 / E enjte, 01 Shkurt 2018

 

Islam Pacolli, deputet i AKR’së në Kuvendin e Kosovës, parti kjo që përbën koalicionin qeverisës bashkë me koalicionin PAN, ka përsëritur qëndrimin e tij për çështjet më të diskutueshme të politikës kosovare, demarkacionin dhe Gjykatën Speciale.

Përmes Facebookut, Pacolli ka thënë që politikanët duhet të tejkalojnë ambiciet vetjake dhe karrieriste e të punojnë për qytetarin më shumë se për veten.

Pacolli ka thënë qartë qëndrimin e tij dhe të partisë që demarkacioni duhet të votohet, e që Specialja nuk duhet të kundërshtohet.

Brenda partive të koalicionit qeverisës ka mospajtim për demarkacionin, pasi AAK kundërshton ratifikimin e partitë tjera janë pro kalimit të kësaj marrëveshje në Kuvend.

Postimi i plotë i tij:

Angazhimi politik do të duhej të ishte në shërbim të qytetarëve dhe për interesat e tyre dhe jo për interesa vetjake dhe karrieriste. Kështu e shoh edhe angazhimin tim.
Sot kur jemi para dilemës së vendimeve të mëdha, kjo do të duhej të vihej në pah më tepër se kurrë.

Tani është momenti kur duhet dëshmuar se a jemi në politikë për qytetarin apo për vetveten. Demarkacioni po e mban të mbyllur dhe të bllokuar qytetarin kosovar. Ai duhet votuar sepse është në interesin e qytetarit Përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, do ta izolonte dhe vinte në pikëpyetje të ardhmen e qytetarit kosovar. Ajo duhet kundërshtuar sepse nuk e kemi asnjë të drejt ne politikanët që për interesa individuale, ta vëmë në pikëpyetje fatin e brezave të ardhshëm.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400