Deputeti i LDK-së i drejtohet zyrtarit të AAK-së: Sulmi i juaj para një viti ndaj Isa Mustafës, ia rrezikonte edhe jetën

12:01 / E mërkure, 24 Janar 2018

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook ka rrëfyer disa biseda të bëra me një zyrtar të AAK-së në objektin e Kuvendit të Kosovës

Avdyli i është drejtuar zyrtarit të AAK-së, se sulmi i tyre para një viti ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa, ia rrezikonte edhe jetën, ndërsa sulmi i tyre tani po ia rrezikon vetëm karrierën e tij (Ramush Haradinaj).

Ja se çka ka shkruar deputeti i LDK-së në Facebook:

“Një politikan i lartë i AAK-së me humor në korridoret e Kuvendit mu drejtua, shumë po na sulmoni Ramushin bre?

Unë, derisa sulmi i juaj para një viti ndaj Kryeministrit Mustafa, ia rrezikonte edhe jetën, sulmi ynë ia rrezikon vetëm karrierën e tij.

Dhe sulmuesi më i madhë i Kryeministrit të tanishëm mbetet vetë Ramushi dhe veprimet e tij”, shkruan deputeti i LDK-së.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400