Deputeti i LDK-së: Haradinaj të largohet nga Qeveria, shpëton shteti pa të

12:52 / E martë, 13 Mars 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se largimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, do të ndalte shumë dhimbje. Sipas tij, Kosova po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të marra nga Haradinaj.

Në një status të publikuar në Facebook, Avdyli thotë se me largimin e kryeministrit do të ndaleshin edhe shpenzimet, dhimbjet e ndërkombetarëve etj, transmeton Gazeta Express.

Statusi i tij i plotë në FB:

Meqënëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje . Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, sherbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqëve ndërkombetar, por edhe bugjeti shtetit shpeton nga shpenzimet per trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400