Deputetja e VV-së ‘godet’ të dorëhequrit: U pa se kush jeni

11:17 / E shtunë, 06 Janar 2018

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka komentuar largimet e fundit nga partia, duke kritikuar të dorëhequrit, pasi sipas saj ata me ngulm kishin kërkuar që të diskutojnë të gjitha problemet në kohën kur Albin Kurti do të lirohej nga burgu, e në momentin që u lirua Albini të gjithë kanë filluar të japin dorëheqje.

Pacolli ka thënë se lëvizjet politike të personave që kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë dhënë mesazh të çart për qytetarin se kush, çfarë është.“Ndonëse asnjëherë nuk treguan se cilat ishin idetë e tyre, metoda apo rruga që duhet të ndjekte Lëvizja, me veprimet e tyre bën që secili qytetarë t’i kuptoj” ka shkruar Pacolli

Më tej Pacolli ka thënë se është obligim që të ruhet VV-ja, dhe ka thënë se secili që mendon se duhet të kandidoj për kryetar të Lëvizjes, është i lirë që ta bëjë një gjë të tillë.Shkrimi i plotë:Bënë shumë zhurmë. Thanë se kanë ide ndryshe, mendime dhe metoda të ndryshme për rrugën të cilën duhet ndjekur Lëvizja Vetëvendosje në të ardhmen. Bënë aq shumë zullum e presion mbi aktivistë se qenkan linçuar dhe paska pasur tendencë t’i likuidojnë politikisht pikërisht sepse paskan menduar ndryshe. Thanë se ishin për një Lëvizje ndryshe më demokratike dhe më të drejtë. Lëvizja, ku vetë ata ishin drejtues të të gjithave strukturave udhëheqëse, ishte bërë autoritare.Përderisa kushtëzonin me dorëheqje nëse Albini kandidon për kryetar të Lëvizjes kërkonin me ngulm që të gjitha të ‘këqijat’ që u ishin bërë të diskutoheshin vetëm kur të del Albini nga burgu. Kështu tentonin të bllokonin të gjitha mundësitë për diskutim në organet brenda Lëvizjes.Ne që insistonim të diskutonim rreth situatës në organet e Lëvizjes na thonin se çfarë zori keni të filloni diskutimin pa Albinin, ndërsa vet vajtën dhe u rrëfyen nëpër emisione televizive.Kërkuan nga aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes të mos shkruajnë nëpër rrjetet sociale duke tentuar të ndalnin aktivistët politik të shprehnin lirshëm mendimin e tyre.Kur Albini u lirua dhe u tregua i hapur që të diskutoj me secilin për çfarëdo çështje filluan dorëheqjet.Ndonëse asnjëherë nuk treguan se cilat ishin idetë e tyre, metoda apo rruga që duhet të ndjekte Lëvizja, me veprimet e tyre bën që secili qytetarë t’i kuptoj.Tani u kuptua se ata tentuan të bënin Lëvizjen më ndryshe, shumë më ndryshe nga ajo që kemi sot.Nga Lëvizja e cila u kërkonte aktivistëve të ishin të lirë të shprehnin mendimin e tyre, të zëshëm kundër padrejtësive e të gatshëm për çdo sfidë, në Lëvizje e cila e kontrollon dhe e ndalon fjalën dhe mendimin e lirë të aktivistit politik.Nga Lëvizja në të cilën ka të drejtë secili anëtarë të kandidoj për kryetar apo poste tjera udhëheqëse duke krijuar hapësirë për garë demorkatike, në Lëvizje ku një grup i vogël kushtëzon dhe ndalon cilindo anëtar që në të ardhmen synon të garoj.Nga Lëvizja e cila debaton çdo çështje brenda strukturave të zgjedhura siç është Këshilli i Përgjithshëm, në Lëvizje e cila vendos dhe diskuton çështje vetëm në grupe të vogla, ku të drejtë diskutimi do të kishin vetëm ata që i binden kushteve të dy apo tre personave.

Ne aktivistët dhe ju të gjithë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje! e kemi për detyrë t’a mbrojmë Lëvizjen e vetme që ka populli jonë. Lëvizja ka qenë shembull në Kosovë dhe duhet të vazhdoj të jetë shembull i demokracisë, barazisë e drejtësisë.Cilido anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje i/e cili/a ka ide apo mendim ndryshe le të kandidoj. Të shpalos platformën e tij/saj politike tek anëtarësia.Gara e lirë dhe e sinqertë mes dy apo më shumë kandidatëve është demokratike, kushtëzimet janë metoda të sistemeve autokratike.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400