Flaka Surroi reagon ashpër për ndarjen e 290 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës, për shpenzimet e familjarëve në rastin Kumanova

15:55 / E premte, 10 Nëntor 2017

 

Publicistja, Flaka Surroi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Haradinaj për ndarjen e 290 mijë euro, për secilën familjet e rastit Kumanova.

Sipas Surroit ndarja nga buxheti i Kosovës për familjet e të dënuarve për vepra penale të kryera në një shtet tjetër nuk ka asnjë kuptim logjik.

Ja reagimi i plotë:

Në Kumanovë ka ndodhur një incident shumë i rëndë. Vdiqën 18 veta. Është shkatërruar pothuajse një lagje e tërë.

Nuk e kuptuam se çka kërkonin kosovarët e armatosur në Kumanovë. As kush i çoi atje, as kush i bindi të shkonin atje, dhe as për çfarë arsye.

Ndarja e parave nga buxheti i Kosovës për familjet e të dënuarve për vepra penale të kryera në një shtet tjetër nuk ka asnjë kuptim logjik.

Të thuash se të dënuarit shkuan në Maqedoni për të luftuar për ideal — është ta shkelësh “Ligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, të cilin e ka miratuar Kuvendi i Kosovës në prill të 2015-s, pra një muaj para se të ndodhte Kumanova.

Nëse Qeveria ka informata që publiku nuk i di për këtë rast, do të duhej të dilte e t’i tregonte. Ndryshe, kështu, themelon një precedent sipas të cilit secili njeri i dënuar për vepër penale në shkallë të parë, do të kishte të drejtë të marrë kompensim nga shteti.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400