Gani Geci: Vetëm në Rusi, Kore të Jugut… ndodhin këto… Milaim Zeka mos të han…

11:29 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish pjesëtar i UÇK-së, Gani Geci, përmes një postimi në facebook ka komentuar deklaratën e fundit të Zekës rreth AKI-së.

Geci ia ka kujtuar Zekës komunikatën e numër 59 të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

 “Jam i vetmi o Milaim nipi që ktyre sherbimeve famkeqe ju kam shpetuar ani pse kanë shkruar ni Komunikat me ne .59 kunder meje dhe familjes time ne emer te shtabit te përgjithshëm te UÇK -ës rren fund e krye rrenë besa edhe me vranë po zoti nuk me vrau . Po quditem qe atëhere Milaim Zeka nuk e ka lexue komunikaten nr.59 dhe nuk e shkruajti asni fjalë edhe pse logjikisht e ka ditë se ajo kumunikat ka qenë rrenë”, ka shkruar Geci.

Ja postimi i plotë:

Pak si vonë e ka kuptua nipi i ktaunit Llaushë Milaim Zeka se sherbimet informative nji herë te Popagandojnë e rrejnë qka nuk rrejnë te bajnë tradhtarë e tê vrasin moralishtë e përgadisin terenin për vrasje e e pastaj te vrasin.

Jam i vetmi o Milaim nipi që ktyre sherbimeve famkeqe ju kam shpetuar ani pse kanë shkruar ni Komunikat me ne .59 kunder meje dhe familjes time ne emer te shtabit te përgjithshëm te UÇK -ës rren fund e krye rrenë besa edhe me vranë po zoti nuk me vrau .

Po quditem qe atëhere Milaim Zeka nuk e ka lexue komunikaten nr.59 dhe nuk e shkruajti asni fjalë edhe pse logjikisht e ka ditë se ajo kumunikat ka qenë rrenë.
Nese mua personalishtë nuk me ka njofte Milaim Zeka , Milaimi e ka njoftë baban tim edhe familjen timie babgjyshi i dajve te tina kurre se ka lanë pa i folë për babgjyshin timë ,por Milaimi i ka pasë shokë ata te shtabit atehere veqë i livdojke .

Sqarimi i Milaim Zekës se ju ka BESUE e justifikonë deri dikun Milaim Zekën .

E tashë po i themë Milaim Zekës se mosë te han leshi për rapordhtet e KGB-es as për rapordhtet e UDB-es as për raporrdhtet e SHIK-ut as për rapodhtet e AKI l-is .

Çudia ështe se AKI -a e ka mandatin nga Kuvendi dhe e ka formua Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ka nji ligjë qe e rregullon punen e AKI-së edhe Gjykaten Speciale e ka formuar Kuvendi i Republikês së Kosovës bile Gjykata speciale ka marre ma shumë vota 84 kur është formue shumë ma shumë se AKI -a.

Ne rrethana te nji shteti normalë AKI -a do te duhej te mblidhte informata për ta mbrojtur Gjykaten Speciale sepse zakunishte te gjitha Sherbimet i mbledhin informatat i klasifikojnë i dergojnë organeve Kompetente dhe nese ka rasrte për gjygjsorin keto te dhena i ndajn me organet e ndjekjes te atij Shteti e organet e njekjes i paraqesin si aktakuza para Gjykatave te ati Shteti dhe Gjykata Speciale ështe organ i shtetit te Republikës së Kosovës edhe ne rastin ma te këqë AKI do duhej ta mbronte Milaim Zekën e jo ta shantazhonë.

Nese kjo qe po thote Miilaim Zeka êshte e verrtetë atëhere qe sotë do duhej te shkarkohej Drejtori i AKI-së dhe te gjith ata qe e kan ne dore ate raportë te japin Dorëheqje .

Ne te gjitha shtetet demokratike po te ndodhte diqka e till? ne raportë me ndoni gazetarë do te bëhej ALARMË. Vetem ne Rusi ne Korenë e Jugut e ne Kinë ndodhin kso raste.

 

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400