Gazetarja tregon se si u ngacmua seksualisht nga drejtuesi i një televizioni. Ja emri…

13:44 / E mërkure, 31 Janar 2018

 

Gazetarja televizive Ana Jovkovska, përmes një statusi në facebook ka rrëfyer për përvojën e pakëndshme të shqetësimit seksual nga një burrë që e ka pasur shef në punë. Ajo nuk është e vetmja që flet në këtë temë.

Në statsuin e saj në rrjetet sociale ajo shpjegon se: “Isha 25 vjeçare. Punoja në televizion. Deri sa e prezantoja projektin e ri televiziv, ‘shefi’ mu afrua aq afër sa që u fut në hapësirën time intime. Më ngjiti për dere. Rezistenca ime ishte vetëm një fjalë- e pahijshme. Tentoi të dalë nga situata me humor dhe komplimente në stil ‘frajeri’, mirëpo menjëherë u largova nga takimi. Nuk më frikësoi, por më tmerroi. Mikrodhunë klasike nga pozicioni i fuqisë. Ditën e nesërme dhashë dorëheqje dhe nuk u paraqita asnjëherë më në punë. U tregova menjëherë dy kolegëve, por ata më than se kjo është sjellje e zakonshme për të. U tregova miqve, por ata më këshilluan të mos e tregoj këtë ngjarje, sepse jam person publik. Nuk i dëgjova. I tregova familjes sime. Më përkrahën për vendimin që të largohem nga puna. Mbeta duke e pyetur veten se çka bëjnë koleget dhe femrat që nuk mund të sjellin aq lehtë vendim për t’u larguar nga puna.. #Tani tregoj”, ka shkruar Jovkovska. Duke treguar përvojën e vet, ajo ka përkrahur fushatën kundër shqetësimit seksual ‘#??????????? #TaniTregoj’, shkruan gazeta Lajm.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400