Geci ju drejtohet deputetëve: Tokën e të parëve ua keni dhënë tapi nipave të Kral Nikollës

20:23 / E premte, 16 Shkurt 2018

 

Ndaj marrëveshjes për demarkacionin që pritet sonte të votohet në Kuvend, ka folur edhe vëllau i ish-deputetit, Gani Geci, Halil Geci.

Ai ka thënë se deputetët e zgjedhur në Kuvend kanë tradhtuar votën e tyre dhe të gjithë e dinë se kufiri do të lëvizë.

Geci shkruan se deputetët dëshiruan që të japin 8200 hektarë të tokës së t ëparëve, për t’ia dhënë tapi nipave të Kral Nikollës dhe Malit të Zi.

Postimi i plotë:

Aneks marrveshje leviz kufirin,apo,miraton korigjimin e Shpejtim Bulliqit!

Unë mendoj se vet ulja në tryez e Presidentve te të dyja shteteve dhe ndermjetsimi i faktorit nderkombtar për rishikimin e kufirit tregon qart se protestat e opozites sollen në tryez problemin e kufirit,i cili u cilsua si problem që do zgjidhje!

Nese ka ZOT për te cilin unë besoj plotësisht qe ka.

Kufiri do jet sipas vlersimit të komisionit të fundit që udhëhiqej nga prof.Shpejtim Bulliqi.E verteta doli se ANEKS MARVESHJA flet shum,këtë e dinë të gjithë se kufiri do leviz!

Ku do mbetenj ju deputetet e LDK-s burra-gra që qonit dorë e këmbë,e skeni lanë guri pa e levizë për ta mbeshtetur nënshkrimin e Skenderit që ta kaloni tradhëtin që ua bëri Hashimi dhe ISA.

Aq më keq thonit se as një milimeter tokë se humbë Kosova.

Me çfarë fytyre keni me ju dalë para syve grave-burrave të juaj,pasardhsve të juaj,e mos te flasim Popullit që u zgjodhi përfaqesuas të tyre dhe ju votuan,për ta ruajtur tërsin territoriale,dhe interesat shtetrore.E ju çka! E tradhetuat voten e tyre,deshiruat me dhënë 8200 h tokën e te parve tonë , me ua ba tapi nipave te Kral Nikolles të Mali të Zi.

Ku doni ta beni vendin.

Keni harruar ju deputetet e parlamentit,ju maskarej,e faqezi se Mali i Zi u ndertuar dhe flenë e jeton në tokën e gjysherve tonë,e ju deshtet t’ia bashkangjiteni edhe një 2% të tokes tonë dardane.

Faleminderit AMERIK faleminderit shumë .

së shpejti rapsodet bëni gati sharkiat,dhe thurni këngë për t’ia kujtuar tradhetarve se Dora e Zotit ju vrau.

Ju deputet e dini se për tradhti flet Avnia,por kësaj here gishti i popullit do ta randoj mbi juve dhe mbi femijët e juaj, duke ja bërë me gisht kudo që ju shohim,ja tradhetaret,kjo do jet vrasja e juve e shekullit…!

Kënga do ju del e mirë kësi soji:

Ku ma kini nanen Serbi,

ku ma kini Kralin e Malit të zi

Ku ma kini o qena Kral Petrin,

U fali Zoti e u hanger dreqi,

Ra USA-ja u bani per veti.

Kësaj here Dora e Amerikes është DORA E ZOTIT.

Faleminderit Amerik

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400