Halimi i LDK-së i përgjigjet akuzave të Shpend Ahmetit: Nuk nënshkruaj vendime të kundërligjshme

15:33 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Ish- kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi, nga radhët e LDK-së, i është kundërpërgjigjur akuzave të Shpend Ahmetit, bërë mbrëmë në një emision televiziv. Ahmeti tha se fajtori për mos nënshkrimin e Planit rregullativ për lagjen e Kodrës së Trimave ishte Halim Halimi.

Por ky i fundit, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook duke thënë se Planit të cilin nuk e ka nënshkruar, është vlerësuar si e kundërligjshme nga MMPH.

Postimi i tij i plotë:

Shpend Ahmeti sapo më akuzoi mua që unë jam fajtori për mos nënshkrimin e Planit Rregullativ të lagjes Kodra e Trimave.

Mos manipuloni me qytetarët e Lagjes Kodra e Trimave ngase Vendimi i KK Prishtinë Nr.01-350/05-0118238/17 dt:19.05.2017 për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm , Kodra e Trimave , 2017-2025 , sipas shkresës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i dt:12.06.2017 është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Pos tjerash Vendimi është në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 7 të Ligjit nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor meqenëse përveq në Planin zhvillimor Komunal duhet të jetë i bazuar edhe në Hartën Zonale Komunale.

Komuna e Prishtinës edhe sot e kësaj dite nuk ka Hartë Zonale Komunale siç parashihet me ligj.

Prandaj, unë si Kryesues i Kuvendit nuk nënshkruaj Vendime të cilat vlerësohen si të kundërligjshme nga MMPH.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400