Haradinaj: 37 vjet më parë, studentët mposhtën frikën dhe i dhënë shpirt kauzës për liri

11:50 / E diell, 11 Mars 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 37 vjetorin e demonstratës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, kundër shtypjes së ushtrisë jugosllave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj thotë se 11 marsi ishte demonstratë e fuqishme, e cila do masivizohej në lëvizje popullore.

Ky është postimi i tij:

11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masovizohej në lëvizje popullore. Sot, kujtojmë guximin e vizionin dhe nderojmë veprën e secilit student të Universitetit të Prishtinës, që 37 vjet më parë, mposhtën frikën duke i dhënë shpirt e drejtim kauzës sonë për liri.

Mirenjohës përjetë!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400