Haradinaj: Kushtetuta shpërfaqë vlerat më të larta të demokracisë

10:14 / E hëne, 09 Prill 2018

Me rastin e dhjetëvjetorit të hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët.

Haradinaj ka thënë se ky bazament ligjor sot shpërfaqë vlerat më të larta të demokracisë.

Fjala e plotë e Haradinajt:

Pas çlirimit të Kosovës, shpalljes së Pavarësisë, themelimi i Kushtetutës së vendit është ndër datat më të rëndësishme të kalendarit tonë shtetëror. Më 9 Prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.

Një dekadë më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend i pavarur, me qytetarë të lirë me të drejta të barabarta per secilin, në frymën e pakufizuar demokratike.

Dekada e parë e Kushtetutës së vendit, krahas qenësimit tonë si shtet juridik, ka përjetuar edhe sfidat e saj. Këto sfida, na tregojnë edhe vlerat tona demokratike si shoqëri kur ne kemi pranuar këto parime kushtetuese si parime udhëheqëse të Kosovës.

Sot, ky bazament ligjor shpërfaqë vlerat më të larta të demokracisë tonë.

Përvjetori i sivjem, i shtyllës kryesore ligjore të vendit, na gjenë me plot detyra. Na gjenë me punë, me suksese të numëruara por edhe sfida për t’i tejkaluar e që na bëjnë më të fortë. Por, mbi të gjitha, ky jubile na gjenë më të sigurtë se kurrë, për rrugën tonë Euro-atlantike dhe miqësinë e përhershme me SHBA-të.

Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400