Haradinaj për pagat e veteranëve: Fjala e dhënë, fjalë e mbajtur

15:32 / E premte, 10 Nëntor 2017

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas kryerjes së pagesave për veteranët e luftës së UÇK-së, e cila përfundoi gjatë ditës së sotme, e cila ishte edhe dita e fundit e afatit e premtuar para ca ditësh nga vetë Haradinaj. Ai njëherit u zotua se vonesa të tilla nuk do të ndodhin më.

Ai poashtu ka bërë të ditur se kjo pagesë ndaj veteranëve do të kryhet në mënyrë retoraktive.

 

“Sot është jetësuar premtimi im dhe i Qeverisë, se veteranët e luftës së UÇK-së do t’i marrin pagat e tyre deri të premten, më 10 nëntor. Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017”, ka shkruar ai.

“Fjala e dhënë – fjalë e mbajtur”, ka përfunduar i pari i AAK-së.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400