Haradinaj i prekur për vdekjen e hershme të nënkryetarit të degës së AAK-së në Dragash

13:38 / E hëne, 08 Janar 2018

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka marrë lajmin e pikëlluar sot se ka ndërruar jetë kolegu dhe miku i tyre, Ymredin Krasniqi, ish nënkryetari i Degës së AAK-së në Dragash.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve të Aleancës

Postimi i plotë:

Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.

U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.

Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm.Pusho i qetë miku ynë!RH

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400