Haradinaj u reagon ashpër mediave serbe: Ju i vrani të rinjt serb për ti akuzuar shqiptarët si terrorist!?

14:23 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë serbe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria serbe është terroriste, pasi ata sipas tij,  kanë vrarë fëmijët e tyre vetëm që t’i paraqesin shqiptarët si terrorist.

Postimi i plotë i Haradinajt në Fcaebook: 

Po i shoh disa media qeveritare të Serbisë duke akuzuar Shqiptaret si terroristë. A ka ma terroristë se qeverija e tyre! Ata i vranë te rinjt serb në lokalin Panda ne Pejë, që me i akuzu shqiptarët si terrorist! Ata i terrorizuan bashkëvendasit e mi në emër të krimit që vet e bënë! Po skan faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë nje të vërtetë! Kosovën dhe rrugën e saj perendimore s’munden me ndal kurr dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbaj për vete.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400