Havolli ia kujton Thaçit: Dy marrëveshjet që i përmende, janë të arritura të Qeverisë “Mustafa”

16:01 / E enjte, 08 Shkurt 2018

 Ish-shefi i kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa ka komentuar thirrjen e presidentit Hashim Thaçi drejtuar miqve ndërkombëtarë për 10 vjetorin e pavarësisë.

Ai ka thënë se dy marrëveshjet, nënshkrimi i MSA-së dhe ftesa për bashkëpunim të avancuar me NATO-n janë dy të arritura të Qeverisë “Mustafa”.

“Po më pëlqen ftesa e Presidentit dërguar miqve ndërkombëtar për 10 vjetorin e Kosovës. ku përmend edhe dy të arritura specifike: 1) nënshkrimin e MSA-së dhe 2) ftesën për bashkëpunim të avancuar me NATO. Po besoj se s’ka nevojë për rikujtim, që të dyja janë realizuar nga serioziteti i qeverisjes së Isa Mustafës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400