Hoxhaj takon kryetarin e AshAK: Mbështetje financiare për kërkimet shkencore të Akademisë

13:27 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar sot Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku ka zhvilluar takim me kryetarin e Akademisë, Hivzi Islami.

Për këtë takim, Hoxhaj ka njoftuar përmes Facebook.

“Kam takuar sot kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islamin, me të cilin kemi diskutuar për rolin e këtij institucioni në formësimin e politikave të veprimtarisë shkencore, kërkimeve shkencore, si dhe për organizimin e punës kërkimoro-shkencore dhe ndërmarrjen e veprimeve në interes të veçantë për vendin”, ka shkruar Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri, është zotuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i mbështesë financiarisht kërkimet shkencore të akademisë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/hoxhaj-takon-kryetarin-e-ashak-mbeshtetje-financiare-per-kerkimet-shkencore-te-

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400