“Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, i japin kuptimin dhe vlerën lirisë dhe shtetit demokratik të Kosovës”

20:25 / E premte, 16 Shkurt 2018

 

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi ka uruar për festën e pavarësisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook. Ai i ka përmendur sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kosova deri më tani për pavarësinë e Kososvës.

Ai thotë se tani gjërat nuk kanë ndryshuar në Kosovë, liria është por nuk është e plotë. Abazi thotë se në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë duhet festuar pikërisht aktin e Shpalljes së Pavarësisë, disa nga shpallësit kanë qenë aksidental dhe kjo nuk e zbeh vetë aktin.

Postimi i plotë:

Urime 10 Vjetorin e Pavarësisë

Në ekzistencën tonë si popull i identifikuar si Shqiptar, me shekuj e dekada jemi detyruar me jetu me idene per lirinë dhe mvetësinë dhe ëndrrën se një ditë do të bëhet më mirë. Ndryshe nuk do bënte sepse realiteti në vazhdimësi ka qenë i veshtirë dhe i imponuar e qëllimkeq, nga ketu ku jemi po bindemi se shpesh kjo ka qenë më fajin e prijësve tanë. Deri me 1999 jemi tkurrur në territore disa here duke u sulmuar nga shumë anë dhe duke u perzënë e ndejkur, duke u mbajtur ekonomikisht të varfër duke i lënë të tjerët që të eksploatojnë burimet e pasuritë e vendit. Nga ana e arsimimit edhe më të varfër meqë rreziku nga një popull i shkolluar do të ishte edhe më i madh për pushtuesit që kane qenë teë interesuar ose të spastrohet vendi ose ata qe mbesin të jenë të pashkollë e të paqmenqur e mundësisht të udhëhiqen nga nje grup i vogël “elitar”, i korruptuar e mundësosht me probleme me ligjin dhe analfabet. Të gjithë ne jemi rritur me faktin që në Kosovë jetojne Jerli, Muhaxhirë dhe emigrant nga Shqipëria. Jerlinjtë janë Shqiptarët që kanë jetuar tradicionalisht në Kosovë, muhaxhirët që kanë ardhur të përzënë nga territoret e Nishit e Leskovcit, Sanxhaku e territore tjera ku me nuk flitet Shqip dhe emigrantët nga Shqiperia, ata që Enver Hoxha ose i ka turturu ose i ka dërgu për ndërlidhje për nevoja të pushtetit komunsit. Ajo qe i ka bashkuar te gjithë këta njërëz ka qenë se jane trajtuar material për reresionin, diferencim dhe trajtimi cnjerezore per faktin qe kane nje identitet krejt tjeter prej emertimit te krijeses politike të quajtur Jugosllavi. Asnjëra nga keto nëngrupe shqiptare nuk kanë pasë asnjë gjë të përbashkët me identitetin e atij shteti qe në fund u shkatërrua nga zullumi i vet përbërsve të tij dhe armiqësitë historike ndërmjet nënidentietet sllave. Në atë kohë qëndrueshmëria dhe përballja ishte shumë me lehtë nga ana organizative sepse kundrejt qëllimeve për spastrim etnik kishte një unifikim të hekurt dhe një solidaritet që mund të jetë per lakmi për gjatë gjithë historisë së orgnizimit të popujve. Do të thotë fajtori ishte lehtë i prekshëm për atë se pse po jetonim në nje trajtim te qytetarit të shkallës së dytë apo edhe më pak, dhe me sherbime tejetë minimalistike.

Gjërat edhe tani sikur nuk kanë ndryshuar shume, është liria por jo e plotë, janë shërbimet por jo të nivelit cfarë duhet, ka edhe mundësi por jo për të gjithë. Andaj lufta per idene duhet vazhduar deri në ralizimin e jetës me integritet dhe dinjitet. Në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë duhet festuar pikërisht aktin e Shpalljes së Pavarësisë, disa nga shpallësit kanë qenë aksidental dhe kjo nuk e zbeh vetë aktin. Shteti nuk është pronë e politikaneve, ata janë më kalimtarët se kushdo tjetër, ashtu siq nuk është identiteti ne dorë të politikanëve. Identiteti është kënga, filmi, gjuha, kultura, ushqimi, proza, poezia, është ndjenja që manifestohet me krenarinë e të qenurit pjesë e një sistemi të vlerave dhe parimeve.

Pavarësia e Kosovës nuk është lindje e një kombi, pavarësia është pikërisht akti i pavarësimit të një kombi qe ka luftuar dhe sakrifuar shumë para lindjes së shtetit, dhe duke qenë se i është mohuar e drejta me shekuj për te jetuar i lirë dhe për të qenë pjesë integrale e kombit që i takon, ka bërë kompromisin e menqur qe të ketë një Shtet për të siguruar të drejtën për të qenë i pavarur dhe i mbrojtur por jo për të ndryshuar, gjuhën, kulturën, këngën, prozën e poezinë.

Kjo festë është ndryshe ashtu siq edhe shteti i Kosovës është ndryshe. Kësaj feste i gezohemi të gjithë sespe eshte akti qe nuk i takon askujt përveq determinimit të qytetarëve shumicë të vendit ku perfshihen Shqiptarët, Boshnjakët, Turqtë, Romët, Ashkalinjët e Goranët por edhe disa nga Serbët qëe kane kuptuar që shumica absolute janë për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Është atribut dhe e drejtë kushtetuese e shteteve në botë që ato të përdorin instrumentin e referendumit për të përcaktuar vullnetin e qytetarëve të vet, ketu Kosova dhe banorët e saj nuk mund të jane sui-generis.

Sot duhet të festojmë jo vetëm për dekadën që shkoi por edhe më shumë dekadën që po vjen. Për shtetin që do të rritet dhe do të jetë garantues i jetës demokratike, vlerave njerëzore, që do ta mbrojë drejtësinë dhe barazinë, do të promovojë sjelljen me përgjegjësi e llogaridhenje të politikanëve dhe cdo punëtori me detyrë e pergjgjësi publike; shteti që do të përkujdeset pëe të moshuarit dhe do të sigurojë shërbime cilësore mjeksore, që do te sigurojë arsimim dhe edukim për gjeneratat që do të bashkohen në tregun e punes; shteti që do të kujdeset me respekt për diasporen kudo që jane nëpër botë apo të lenë jashtë kufinjeve; një shtet qe nuk do te flet për barazi gjinore por do të sigurojë përfaqësim gjinor të barabart dhe pa diskriminim, jo si kuote por si parim; shtetin që do ofrojë siguri dhe do te merr pjese ne te gjitha nismat për mbrojtjen e paqes së qëndrueshme duke u mbështetur në përvojen dhe dhimbjen tonë si popull. Shteti yne që do te sillet me respekt ndaj shteteve tjera dhe do të kërkojë që me respekt të trajtohet nga të gjithë. Mbi të gjitha do të festojmë për shtetin që mbron kushtetutën e vendit dhe nuk lejon qe të përdhoset imazhi i tij duke qënë i udhëhequr nga njerëz që kane ndarë e përqarq për ta sunduar e kapur dhe duke trajtuar vehten mbi ligjin.

Pa harruar asnjë individ dhe familje të vetme që me dekada e shekuj kanë bërë sakrficën dhe kontributin e madh që të realizohet liria e popullit të Kosoves, sot duke filluar festën e dhjetëvjetorit të pavarësisë, lutem të perkulemi me nderë e krenari para figurës së madhe të presidentit të parë Ibrahim Rugova, themeluesit të shtetit dhe Adem Jasharit, heroit më të madh që ka krijuar historia moderne Shqiptare ne Kosovë. Keta te dy, se bashku kanë bashkuar të gjithe ata që me nderë e pa asnjë dyshim kane percjellur idalin per clirimin dhe realizimin e shtetësisë dhe pavarëesisë, i japin kuptimin dhe vlerën lirise dhe shteti demokratik të Kosovës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400