Imeraj: Pronat publike janë të pa prekshme

22:54 / E shtunë, 07 Janar 2017

 

Shkodran Imeraj, asistent në Institut të Historisë në Prishtinë dhe ish nënkryetar i Lidhje së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, ka thënë se çdo tentim i palës serbe për të përvetësuar pronën publike të Universitetit të Prishtinës, është e pa pranueshme dhe është provokim i rende kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ja postimi i tij në facebook:

Çdo tentim i palës serbe për të përvetësuar pronën publike të Universitetit të Prishtinës, është e pa pranueshme dhe është provokim i rende kundër shqiptarëve të Kosovës. Mbajtja e një meshe fetare në objektin ilegal të ashtuquajturës “kishë” në pronën publike të Universitetit të Prishtinës,  ku kishin marr pjese kryepopi Teodosije, si dhe zyrtari i lartë i Qeverise se Republikës se Kosovës, zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq dhe zyrtari i Beogradit në Prishtinë Dejan Paviçeviq, nuk është gjë tjetër vetëm provokim i hapur kundër qytetarëve të Republikës se Kosovës.

Sikurse Teodosije ashtu edhe Stojanoviq dhe Paviçeviq duhet të kuptojnë se “kisha” e nderura në pronën e Universitetit të Prishtinës është objekt i cili është nderura në kohën e  Millosheviçit dhe si i tillë ai është objekt i cili është në kundërshtim të plotë me gjitha ligjet, ngase askund në botë nuk ka objekte fetare në kuadër të kampuseve universitare.

Kryepopi Teodosije dhe Igumeni Janjiç duhet të kuptojnë se pronat publike janë të pa prekshme, andaj ata duhet të u jepin fund lojnave të ndyra për të përvesuar pronën publike të Universitetit të Prishtinës dhe pronat  publike të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan.

Filmat e tillë të mbajtjes se meshave neper “kisha” ilegale duhet të sinjal për institucionet e Republikës se Kosovës se çdo privilegj për një komunitetit të caktuat fetare në Kosovë është shkelje e rendë e Kushtetutës se Republikës se Kosovës.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400