Islami:Arrestimi i Haradinajt ka një prapavi

22:31 / E shtunë, 07 Janar 2017

 

Njohësi i çështjeve të sigurisë ,Avni Islami,ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet Franceze.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Arrestimi i Ramush Haradinaj -ish Kreyministrit të Kosovës , nga policia Franceze duket intersant, pasi që ky veprim u krye në Zvicër, kjo ngjallë dyshime e prapavia se si është e mundur që të vie policia nga Franca në Zvicër ( ani pse është Kanton Francez) ta arrestoi dhe ta ekstradoi në Francë. Duket se e gjitha është e planifikuar dhe orkestruar nga qarqe të caktuar. Rasti i arrestimit të Gjeneral Ramush Haradinaj , e ka kthye memorien te opinioni i përgjithëshem se Franca gjithëmon ishte aleat tradicional i Serbisë, një armikut tonë të përbetuar. Pas përfundimit të luftës së fundit, dhe pas njohjes së Kosovës , shtet i pavarur, disi njerzit filluan të besojnë se vërtet kanë ndryshuar raportet gjeopolitke dhe se Franca ma në fund është radhit për krah popujve liridashës. U harrua se gjatë bombardimeve të NATO- os, ishin piktisht gjeneralët Francez që e spiunonin edhe Alencën Veriatlantike për interesat Serbe, u harrua se ishte pikrisht KFOR – i Francez ai i cili e vendosi kufirin e Mitrovicës mu në Lumin Ibër, pra ishte vet keta të fundit që nuk lejonin shqiptarët të shkonin në shtëpit e veti ne veri të Kosovës ( Mitrovicë), ishin mu këta të cilët vriteshin shqiptarët dhe shprazeshin shtëpit e shqiptarëve ne veri , ishin pikrisht këta të cilët në emër të paqes e ndan Mitrovicë. Të gjitha këto populli i Kosovës i di por i heshti , e tash me arrestimin e ish Kryeministirit të Kosovës Ramush Haradinajt u doli boja, ai udhtoi disa here e nuk u arreestua si bë që në një kohë kur ma së shumti i duhet Kosovës të arrestohet, opinoni ka të drejt të dyshoi se vërtet Franca pasaka luajtur lojra, se ata ishin dhe mbeten aleat të përjtshëm të Serbisë. Pyetja është se a do të këthehet bisimi i qytatarit pas lirimit të Ramushit, unë mendoi se kurr ma nuk do të jet para se të arrestohet Gjerneral Ramush Haradinaj.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400